
Kryeministri Edi Rama publikoi një video propagandistike mbi investimet e qeverisë në bujqësi, të mërkurën, në Facebook.
Sipas të dhënave të publikuara nga Rama, investimet në bujqësi për periudhën 2013-2020 kanë shkuar në 110 milionë euro, ose rreth 2 herë më shumë se sa periudha 2007-2012.
Këtyre shifrave ju përgjigj, PD, përmes Dorian Telitit. Në një reagim për median, Teliti tha se qeveria ka rritur taksat dhe nuk ka mbajtur premtiin për rritjen e investimeve.