Rama quan opozitën antishtet e rrumpallë

Nga Exit News
Rama quan opozitën antishtet e rrumpallë

Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën duke e quajtur të papërgjegjshme për grumbullimin e njerëzve në takime.

Gjatë një takimi në Rrogozhinë, Rama u shpreh se opozita përfaqëson antishtetin e rrumpallën.

“Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ulërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të ndërroj jetë.” u shpreh ai.

Rama deklaroi se gjatë qeverisjes së tij ka dyfishuar tokën që punohet dhe ka ulur importin e mallrave drejt vendit.

 Deri para 7 vitesh e kusur Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1. Sot Shqipëria importon vetëm 3 dhe eksporton 1. Që do të thotë se rënia e importit të prodhimeve bujqësore lidhet me rritjen e prodhimit në vend.”, tha ai.

Ai shtoi se Shqipëria është e para për thithjen e fondeve nga BE.

“Kemi krijuar një agjenci europiane, atje me një mike tonën, që ka bërë skuadër fantastike për të ndihmuar fermerët”, tha Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>