Kryeministri Edi Rama i konsideroi deklaratat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha të nxituara.
Në një reagim në Twitter, Rama pohoi se kërcënimet tregojnë humbje busulle, duke theksuar se në emër të shqiptarëve vendos populli.
“Reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit.”
Më herët, Basha pohoi se mbas zgjedhjeve kryeministri Rama do të shkonte në burg.