Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka shkuar në Kosovë për të bashkuar politikën e Kosovës, por për të dhënë mbështetje.
Në një konferencë për gazetarët, Rama pohoi se Shqipëëria nuk ëstë kujdestare e Kosovës, por vëllai i saj.
“Unë erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë, sepse e para kjo nuk është detyra ime dhe e dyta, ky do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veproja. Shqipëria e ka detyrim që të mbështesë Kosovën pa kushte, dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mëshirim i këtij detyrimi. Por Shqipëria nuk e ka dhe nuk e marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se cfarë duhet të bëjë.”
Ai shtoi se akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit ngjason me fletrrufe të revolucionit kinez, duke theksuar se është e pashembullt.
“Komunikata është një fletë rrufe e ngjashme me ato publike gjatë revolucionit kulturor kinez. Është e pashembullt dhe e kombinuar në momentin e publikimit të saj, përbën arsye, edhe nëse publikimi është i arsyeshëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë.”
Rama tha se akuza shkaktoi një krizë disa planëshe në Kosovë duke vënë në dyshim “vlerat e luftës dhe të vërtetën se Kosova ishte viktima jo agresori”
Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe jo të ndahen për shkak të bindjeve apo ideve politike.