Rama: S’ka shans të dënohen ata që bëjnë meme

Nga Exit News
Rama: S’ka shans të dënohen ata që bëjnë meme

Kryeministri Rama ka përgënjeshtëruar lajmin se ata që bëjnë foto tallëse, të quajtura meme, për zyrtarët e lartë do të dënohen me burg.

Në një postim në Twitter Rama tha se pretendimet për këtë gjë janë marrë nga një material jo-zyrtar:

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”

Gjatë së enjtes, disa media raportuan se qeveria ka parashikuar të bëjë ndryshime të Kodit Penal që ndëshkojnë me burg ata që publikojë në rrjete sociale shprehje apo video me qëllime tallëse e ironike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>