Rama sqaron vendimin për pagesën e qirasë nga bizneset dhe studentët: Nuk falen por shtyhen

Rama sqaron vendimin për pagesën e qirasë nga bizneset dhe studentët: Nuk falen por shtyhen

Qiraja për muajin prill dhe maj nuk do të falet, por do të shtyhet sipas parashikimeve në kontratën e qira-marrjes. Në raste, kur nuk ka një kontratë ndërmjet palëve, atëherë palët duhet të përballojnë pasojat.

Kryeministri Rama tek emisioni Opinion, sqaroi se:

Të gjithë qiramarrësit individë që kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhëniën kontratore përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune të pezulluar apo zgjidhur si pasojë e Covid-19, nuk do ta paguajë qiranë për muajin prill dhë maj.

Të gjithë qiramarrësit studentë më të njëjtat prerogativa nuk do ta paguajnë detyrimin e qërasë.

Të gjithë sipërmarrësit fizikë apo juridkë më të ardhura 14 milionë lëkë në vit që kanë kontrata noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitëtit të tyre përpara epidemisë dhe për shkak të saj kanë probleme me aktivitetin e tyre nuk do ta paguajnë detyrimin për 2 muaj.

Detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi në mënyrë proporcionale dhe të dakortësuar me qiradhënësit pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë deri në 31 maj, qiraja do të paguhet jo më vonë se 3 muaj pas majit.

Të gjithë qiramarrësit që kanë ankesa ndaj qiradhënësve, i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qiradhënësi do të gjobitet 5 hërë më shumë se sa qiraja.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të detajojnë me udhëzime.

Si veprohet kur nuk ka kontratë qiraje?

Ka marrëveshje që janë me noter, ka pa noter, ka të shkruar mes palëve, ka me shtrëngim dore. Mjafton që përsonat të cilët kanë këto marrëveshje dhe ne i kemi këto katëgori në rëgjistrin e tatimeve të jënë më qira të deklaruar, pra që për këtë qira është paguar një dëtyrim, këta do të përfitojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>