Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e PD-së, Lulzim Basha për mosrespektimin e rregullave kundër Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e quan Bashën një drejtues pa karakter dhe të papërgjegjshëm.
“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!”
Ai shkruan se uron që asnjë nga pjesmarrësit në takimet e Bashës të mos infektohet.
“Zoti i ruajt të verbërit pas LB nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”