Rama sulmon LSI-në: Tesera e partisë kriter për hyrjen në universitete

Nga Exit News
Rama sulmon LSI-në: Tesera e partisë kriter për hyrjen në universitete

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, për futjen e studentëve në universitete pa plotësimin e kritereve.

Gjatë prezantimit të programin elektoral për ofrimin e shërbimeve online ndaj qytetarëve, të premten, Rama u shpreh se sistemi i ri i pranimit në universitet i krijoi “stres LSI-së”:

“Stresi ju krijua LSI-së sepse nuk fuste dot në universitet kë të donte. Certifikatë hyrje për në universitet të kishte teserën e LSI-së dhe jo rezultatet”.

Rama u shpreh se të gjitha arritjet në ofrimin e shërbimeve online u arrit në 2017, kur PS e drejtoi e vetme vendin, pa LSI-në.

Kryeministri premtoi “dëftesat me vulë elektronike sa të bëhet digjitalizimi i sistemit universitar, brenda vitit 2022”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>