
Kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha në lidhje me qendrimin e tyre pro raportit të sh-anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty për UÇK-në, raport mbi të cilin bazohen akuzat e ngritura nga gjykata speciale për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Në një postim në Twitter Rama shkruan:
“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”
Raporti i shkruar në vitin 2007 hedh dyshime se ish-drejtuesit e UÇK-së kanë bërë krime kundër civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.
Raporti u miratua më pas në Këshillin e Europës nga ku dhe morën nisjes hetimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.