Rama sulmon opozitën për deklaratat mbi menaxhimin e pandemisë

Nga Exit News
Rama sulmon opozitën për deklaratat mbi menaxhimin e pandemisë

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish opozitën për deklaratat e tyre mbi menaxhimine pandemisë nga qeveria. Ai e akuzoi opozitën se po përpiqet të vijë në pushtet përmes katastrofës.

“Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…”, tha Rama në një postim në facebook, të mërkurën.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes nga lajmet e rreme dhe “fabrikimet politike”.

Kryeministri u shpreh se ka vende në spitalet kovid dhe se nuk mungon “asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë”.

Rama tha se gjendja që po kalon vendi ‘s’është aspak ndryshe nga askund në Europë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>