Kryeministri Edi Rama sulmoi të enjten Partinë Demokratike në Shkodër.
Ai tha se PD është duke mbajtur peng Shkodrën dhe e cilësoi PD-në si hije të diktatorit Enver Hoxha.
“Kur në fakt Zoti ia ka dhënë të gjitha, por Shkodrën e mban peng Enver Hoxha me frymën e hijen e tij, përmes atyre që i thonë vetes Partia Demokratike e Shkodrës. Vetëm hija e Enver Hoxhës në tru, e shpallte tradhtare Jozefina Topallin”, tha Rama.
“Siç ai do të donte që ne emër të demokracisë e gjithë Shkodra të mbahet peng siç është mbajtur peng deri më sot”, shoti ai.
Ai tha se PD e ka kthyer Shkodrën në “viktimën e hakmarrjes së tyre”.
“Pikërisht ta, diktatori dhe diktatorët e vegjël rrotull ty, që i kanë kthyer shkodranët njësoj si veten në urrejtës, sharës, përçarës dhe në emrin e demokracisë dhe PD bëjnë atë që Enver Hoxha do të donte të linte mbrapa si mallkim Shkodrës, e cila asnjëherë nuk e deshti diktaturën”, tha Rama.
Rama tha se PD e Shkodrës është “fiks siç Enver Hoxha do të donte të ishte Partia Demokratike”.