Kryeministri Edi Rama sulmoi programin e PD-së. Gjatë prezantimit të programit elektoral të PS-së, të hënën, 15 mars, Rama e quajti programin e opozitës një “menu votash”:
“Ata thonë në 360 mijë ka shumë mundësi që duke na dëgjuar deri në 25 prill, do thonë do ta rrisim deri në 420 mijë sepse fundja ata nuk kanë një plan për të qeverisur, por një menu për vota”.
Ndërsa taksën e sheshtë 9% të PD-së ai e quajti “rizbitja në fushë e një fantazme kërcënuese, bashkë me KCK”, për pagat mbi 30 mijë dhe më pak se 120 mijë lek.
Gjithashtu, ai tha se PD nuk do të taksojë oligarkët, në ndryshim nga qeveria e tij:
“Unë shoku i tyre, i oligarkëve u kam marrë në këto 2 mandate mbi 1 mld taksa …. këta Robin Hudët do ia ulin në 9% si furra e bukës, si zinxhiri i ndërmarrjeve të oligarkut 9%”.
“Ata kanë zgjedhur rrugën e vjetër të fushatave, me moton e premtimet “kap çfarë të kapësh”. Bubat kaçurrelë”, shtoi Rama.