Rama synon të fitojë 74 mandate e të qeverisë sërish i vetëm

Nga Exit News
Rama synon të fitojë 74 mandate e të qeverisë sërish i vetëm

Kryeministri Rama synon të fitojë 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe të qeverisë sërish i vetëm.

Sipas burimeve nga brenda mbledhjes së Ramës me drejtuesit të qarqeve, zhvilluar paraditen e së mërkurës, Rama i ka porositur ata që të fillojnë menjëherë punën në terren për të parë problemet në secilin qark.

Po ashtu, Rama ka kërkuar dhe riformimin e Forumit Rinor FRESSH dhe Forumit të Gruas Socialiste.

Në 1 shtator, grupi parlamentar i PS zgjodhi drejtuesit e disa prej qarqeve më të mëdha në vend. Ajo që binte në sy në emërimet e reja ishte rikthimi në krye të qarqeve të ish-ministrave të kabinetit të parë të Ramës dhe heqja e ministrave aktuale: Lindita Nikolla zëvendësoi Sandër Lleshajn  në Lezhë; ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u emërua drejtuesi i PS-së në Shkodër;  Niko Peleshi në qarkun e Korçës; Damian Gjiknuri në Vlorë; Bledi Çuçi në Gjirokastër.

Vetë kryeministri Rama kaloi nga qarku i Vlorës në atë të Durrësit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme