
Kryeministri Edi Rama takoi sot(14 shtator) presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev, në Turqi. Lajmin e njoftoi kryeministri përmës një postimi në Facebook.
Rama njofton se ka biseduar me Aljev për bashkëpunim “në sektorët e energjisë dhe turizmit”.
Ai tha se ka biseduar edhe për rafinerinë e Ballshit ku po punon një kompani azere.
Rama ndodhet në Turqi në një vizitë private. Përveç disa njoftimeve në Facebook, Kryeministri nuk ka njoftuar qëllimin dhe llojin e vizitës.