Rama takon Erdoganin në shtëpinë e pushimeve në Marmaris

Nga Exit News
Rama takon Erdoganin në shtëpinë e pushimeve në Marmaris

Kryeministri Edi Rama ka takuar, të hënën, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë një vizite në rezidencën verore të tij në Marmaris.

Duke postuar një foto në Facebook, Rama e quan Erdoganin ‘mik të çmuar’.

Rama tha se bisedoi me të ‘për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.’

Rama gjtihmonë ka folur me superlativa për presidentin turk dhe për miqësinë personale me të. Ai ka udhëtuar disa herë në Turqi, jo në vizita zyrtare për tu takuar me Erdoganin.

Madje ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi një memorial në nderim të viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi (15 korrik 2016).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>