Rama: Të zhgënjyer nga BE, po konsiderojmë sigurimin e vaksinave edhe nga burime të padëshirueshme

Rama: Të zhgënjyer nga BE, po konsiderojmë sigurimin e vaksinave edhe nga burime të padëshirueshme

Pas përfundimit të takimit të 11-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit, u zhvillua konferenca e përbashkët mes përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Rama në fjalën e tij shprehu zhgënjimin e njerëzve për mungesën e premtuar nga BE në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. COVAX po nis më në fund t’u japë vendeve dozat e para.”

Ai gjithashtu tha se Shqipëria, teksa pret dozat e AstraZenecas, po shikon mundësinë e blerjes së tyre edhe nga burime të padëshirueshme, ndoshta duke iu referuar vaksinave ruse apo kineze.

Shqiperia ka bërë çdo gjë për të hapur konferncën ndërqeveritare dhe reformat nuk janë bërë sepse i ka kërkuar BE, por sepse janë detyrim ndaj qytetareve e fëmijëve tanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>