
Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se thirrja e tij për bashkëpunim ishte për Lulzim Bashën dhe tha se PD-në po e mban peng Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Ai ishte në Shkodër ku zhvilloi disa takime elektorale.
“Më pyet një gazetar dhe më thotë, çdo bëni ne s’keni vota, i thash kemi. Më tha a jeni të gatshëm të bashkëpunoni? I thash që jam i gatshëm të bashkëpunoj veç me Ilir Metën dhe Sali Berishën, sepse ata po marrë në peng PD”, tha Rama.
Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashën “sepse nëse politika i lë pas problemet e veta, ndasitë e bëhet bashkë që Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit, kjo është, sepse politika prandaj është krijuar. Sigurisht që kjo s’ka lidhje me zgjedhjet”.