Kryeministri Edi Rama i beri thirrje kreut të PD Lulzim Basha nga sheshi Skëndërbej që të pranojë humbjen “me dinjitet”.
Ai tha se PD bëri çfarë mundi dhe tha “miq demokratë ne jemi më të mirët ju jeni të mirë pas nesh dhe ky është fakt”.
Ai tha se nuk ka rëndësi se kush është në krye të PD ftesa e tij për bashkëpunim mbetet. Rama tha se opozita e vetme e PS është PD.
“Nëse do të jetë apo jo Lulzim Basha në krye të PD kjo është puna juaj, por me apo pa Bashën ne e kemi të qartë që opozita jonë e vetme është PD. Fitorja jonë e madhe nuk na e bën më të vogël po më të madh që t’i shtirmë dorën e një bashkëpunimi pa asnjë paragjykim PD”, tha Rama.