Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit të dalin nga greva. Ai shkroi në një postim në Tëitter, të mërkurën se problemi nuk zgjidhet “me presione dhe ultimatume”.
“Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkroi Rama.
Gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë, dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar edhe më shumë. Gjatë natës, edhe për shkak të temperaturave të ulëta, naftëtaret kanë pasur luhatje tensioni, kollë dhe probleme të tjera.