Rama thumbon Kurtin: Mua s’më komplekson duke më bërë pis

Nga Redaksia
Rama thumbon Kurtin: Mua s’më komplekson duke më bërë pis

Unë e di që në Kosovë bëhet politikë me mua. Unë ju them atyre që më tregojnë mua nuk kanë bërë asnjë punë akoma që janë zgjedhur të hapin pak horizontin. Mua nuk më ndal dot askush të më kompleksojë duke më bërë pis.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë intervistës me Baton Haxhiun, për konferencën e Minishengenit që pritet të mbahet ditën e sotme. Kjo konferencë ka hasur kundërshtinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili refuzoi të merrte pjesë në këtë takim.

Rama u shpreh se ky projekt ka mbështjetjen e Shteteve të Bashkuara, duke thumbuar Albin Kurtin.

Nëse SHBA-të nuk do i kishim mbështetje dhe nuk do kishim bërë asnjë hap nëse ata nuk do të na nxisnin nëse edhe nga SHBA. Nëse ata do e shikonin me dyshim do na thoshin “stop një herë, se nuk është koha

Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut” 

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Rama u shpreh se :

Nuk ka gjë më të gabuar se fitimtari ta kthejë veten në humbës. Nuk ka gjë më të keqe se të vetizolohesh. Çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me tarifa që janë mjete dhe jo qëlllime.

Sipas tij Kosova duhet të “mos vazhdojë të luaj dhe t’i dëgjojë si në këtë kohë kur duket që gabimisht nuk kanë nevojë për ata (amerikanët).”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>