Kryeministri Rama tha sot se i ka kërkuar Kryetarit të PD-së Basha që të bashkëpunojnë për të mirën e popullit, dhe jo për të. Në një intervistë për News24, Zoti Rama tha se:
“Nuk ka nevojë nëse sinqerisht do të bashkëpunosh, nëse sinqerisht do të kontribuosh, të helmosh njerëzit dhe të krijosh më shumë stres se ç’kanë duke dalë e duke folur për maska të helmuara dhe për gjëra që le të themi i keni kuptuar gabim.
Fillimisht na kërkoni çdo lloj informacioni dhe na kërkoni të themi pse ne mendojmë se është bërë kështu pastaj ju mund të dilni të thoni çfarë të doni.
E dyta nuk ka nevojë, është e dëmshme që të dilni në publik dhe të flisni për fshehje të numrit të të vdekurve. Një marrëzi dhe një ligësi e madhe apo të dilni të flisni për të dhëna nga populli për tamponë që bëhen politikisht.
Ju na kërkoni dhe ne ju themi qëndrimin tonë, zyrtar plus jo zyrtar dhe pastaj mund të dilni. Por të dilni dhe të flisni lloj-lloj gënjeshtrash këto nuk janë bashkëpunim.
Është skandal që nga pikëpamja morale të nisin dhe të thyejnë dhe rregullat dhe të varen në kangjellat e Ministrisë së Shëndetësisë për të gënjyer popullin duke thënë gjëra të pavërteta, është skandal, është turp. Nuk kam kërkuar bashkëpunim për mua, por për popullin shqiptar”.