Kryeministri Edi Rama ka uruar të dielën, 8 nentor, presidentin e zgjedhur Joe Biden. Ai ka falenderuar edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump për bashkëpunimin, duke quajtur “privilegj” punën me administratën e Trump.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi se:
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.