
Kryeministri Edi Rama uroi Kryeministrin Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë.
Në një postim në Facebook, Rama shkroi se:
“Asnjë tradhëti burra! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka”.
Kosova dhe Serbia firmosën në Uashington marrëveshjen ekonomike me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, më 4 shtator.