
Kryemistri Edi Rama përshëndeti zgjedhjen e Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se zgjedhja e presidentes garanton qëndrueshmërinë e vendit.
“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan Rama.