Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten nga qendra e vaksinimit në Berat se vaksina kineze është super e suksesshme.
Ai tha “mos u besoni hienave” që thonë se vaksina nuk ka efektivitet.
Ai tha për vaksinës se “ është e preferuar në vendet e pasura të Lindjes së Mesme”.
“Vaksina bëhet në shumë shtete dhe fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës, por me çështje të ndonjë natyre tjetër, që ne nuk ka interesojnë”.
Ai tha se Shqipërisë i “intereson të nxjerrë nga pandemia popullin shqiptar”
Kryeministri njoftoi se të shtunën nis dhe vaksinimi i policëve, edhe më pas i gazetarëve të terrenit.
“Ndërkohë po bëjmë gati listat për personelin e turizmit dhe punonjësit e fasonerieve”, deklaroi Rama nga Berati.
Sa i takon efektivitetin të vaksinës kineze, Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore deklaroi të premten se nuk ka asnjë rast vdekje në vend nga përdorimi i vaksinës.
Ky reagim i komitet dhe Ramës vjen pasi disa media raportuan dy raste te vdekjeve të personave të vaksinuar kundër COVID19. Raportimet e tyre u bazuan në deklaratën e mjekut Erion Dasho.