
Kryeministri Rama është shprehur se injektimet e para të vaksinës anti-COVID në Shqipëri mund të fillojnë para afatit të planifikuar nga qeveria.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave, kryeministri tha se shpreson të tejkalohet parashikimi i bërë një javë më parë për administrimin e dozave të para të vaksinave.
“COVID-it ju gjet vaksina e imunizimit të cilën shpresoj që ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë duke nisur nga mjekët dhe infermierët para afatit që kemi deklaruar.”
Më 1 janar Rama njoftoi se 10,750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit.