Rama vazhdon sulmet ndaj listës së PD-së

Nga Exit News
Rama vazhdon sulmet ndaj listës së PD-së

Kryeministri Edi Rama sulmoi listën e kandidatëve për deputet të PD-së në Durrës.

“Ç’është ky trekëndësh mes Gon Dukës, Edi Palokën dhe një Trafikanti heroinë i ardhur nga Zvicra që tund 2 gishtat atje për kë?”, u shpreh Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në Durrës.

Rama lavdëroi listën e tij duke u shprehur se lista e tij kryesohet nga “Milva, ministrja aktuale e Bujqësisë,.. dhe Klodi, doktoresha jonë që është një model qytetar, profesionist dhe aktivist”.

Kryeministri foli edhe për kandidimin e Leftre Kokës në listat e PS-së në Durrës, duke u shprehur se “Teri u kthye në shtëpi”.

PD, më herët ka thënë se PS ka në listën e durrësit tre persona të lidhur me krimin, si Ilir Ndraxhi, Ergys Çyrbja dhe Rrahman Rraja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>