Rama vazhdon të projektojë imazhin e njeriut të punës

Nga Exit News
Rama vazhdon të projektojë imazhin e njeriut të punës

Kryeministri Edi Rama e quan diskutimin per shpalljen e ish-presidentit Sali Berisha “non grata” nga SHBA-të “telenovelë rraskapitëse”.

I pyetur nga gazetarja mbi qendrimin e tij për këtë vendim, të mërkurën, Rama u shpreh se do të nisë një komunikm të ri publik, larg konfliktualitetit:

“Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rraskapitëse”.

Ai vazhdoi ta projektojë imazhin e njeriut të punës:

“Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparojnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak, e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë”.

Rama premtoi se më 12 qershor do të shpalosë “programin e angazhimeve konkrete”, të qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>