Rama: Vetëvrasjet nga Covid-19 ndodhin kudo në botë

Nga Exit News
Rama: Vetëvrasjet nga Covid-19 ndodhin kudo në botë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19 nuk janë një fenomen që po ndodh vetëm në Shqipëri.

Duke folur të mërkurën, gjatë një konference për shtyp, Rama përmendi raste të vetëvrasjve në botë:

“Tre mjekë rusë janë vetvrarë duke u hedhur nga dritaret e spitalit, pasi kanë përjetuar stresin emocional të frikës që paralajmërohet nga ekspertët e shëndetit.

Nga 21 shtatorit deri në tetor, katër pacientë janë vetvrarë në spitalet e Ukrainës.

Në 19 tetor, një grua 60 vjeçare është hedhur nga dritarja e spitalit dhe më 20 tetor një tjetër është hedhur nga dritarja.

ShBA janë regjistruar në prill mbi 1000% thirrje në urgjenca me probleme psikologjike.

Është vetvrarë personel mjekësor nga dritarja në New York.”

Rama, duke iu drejtuar opozitës tha se nuk mund të bëhet politikë më një sëmundje të tillë që shkakton ankth:

“Sot nuk bëhet politikë ose të japësh informacion kur bëhet fjalë për një sëmundje që lidhet me komponentin e ankthit.

Është rritur numri i vetvrasjeve si pasojë e kovidin me 32 për qind.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>