
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, në datën 15 dhe 16 shtator.
Sipas Top Channel, lajmi u bë publik prej qeverisë greke. Takimi do të mbahet në Grand Resort Lagonisi të Athinës.
Kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare, sipas burimeve qeveritare greke.