Rama ka njoftuar se ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar nis në muajin Shtator dhe zona përreth tij do të zhvillohet më pas nga Bashkia me privatin.
“Edhe në rast të zhvillimit të zonës së mbrapme, dhe unë nuk e përjashtoj sepse ska përse, kur të kemi një projekt se nuk e kemi një të tillë, do jetë Bashkia që duhet të projektojë dhe propozojë dicka.” – tha Rama.
I përballur nga një aktivist i Kosovës me akuzën për falje të pronës publike për shfrytëzim në zonën e Teatrit Kombëtar nga oligarkët, Rama tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë.