Raporti gjerman 2019, bandat shqiptare të drogës zgjerojnë territoret dhe fuqinë

Nga Exit News
Raporti gjerman 2019, bandat shqiptare të drogës zgjerojnë territoret dhe fuqinë

Bandat shqiptare të krimit të organizuar, gjithnjë e më tepër, po zgjerojnë territoret dhe fuqinë e tyre në Gjermani.

Sipas raportit të fundit të Entit gjerman Federal të Kriminalistikës, bandat shqiptare në Gjermani dominojnë me të paktën 8 grupe të krimit të organizuar, të pasur nga sirianët me 7 dhe irakenët me 5 grupe.

Krahasuar me të dhënat e vitit 2018, bandat shqiptare kanë rritur aktivitetin e tyre me rreth 20 përqind.

Në 93 përqind të rasteve, bandat shqiptare në Gjermani merren me trafikimin e lëndeve narkotike, ku përfshihet importi i kokainës nga Ekuadori e deri tek prodhimi dhe trafikimi i kanabisit.

Nga 31 banda shqiptare të identifikuara në Gjermani për krimin e organizuar, 29 prej tyre janë të fokusuara në trafikun e drogës.

Shqiptarët janë grupi i dytë më i madh pas gjermanëve, që merren me trafikimin e drogës në gjithë Gjermaninë.

Të ardhurat e fituara nga trafiku i drogës nga këto banda llogaritet në vlerën e mbi 13,5 milionë euro. Krahasuar me vitin 2018, fitimi i bandave shqiptare është dyfishuar.

Vetëm në vitin 2019, policia gjermane ka futur në listat e tyre 146 shqiptarë të dyshuar si pjesë e bandave kriminale. Në total numri i shqiptarëve në këto lista është 244.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>