Raporti i INSTAT: Shqipëria rritje të importeve, ulje të eksporteve

Nga Exit News
Raporti i INSTAT: Shqipëria rritje të importeve, ulje të eksporteve

Gjatë vitit 2019, Italia mbeti partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Megjithëse pati një rënie të vogël në eksport dhe import, 48% e eksporteve të Shqipërisë shkuan në Itali, dhe 25% e importeve të saj vinin prej saj.

Në total eksportet ranë me 3.8 përq1ind ndërsa u vërejt një rritje me 1.2 përqind e importeve.

Raporti i INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregon se në vend të dytë dhe të tretë më të për tregtinë me Shqipërinë ishin Kosova me 10% (një rritje prej 10% nga 2018), dhe Spanja me 8% (një rënie prej 1.4% nga 2018). Ndërkohë, 10% e mallrave të importuar në Shqipëri vijnë nga Turqia (një rritje prej 14% krahasuar me 2018) dhe 9% vijnë nga Kina (një rritje prej 11% nga 2018).

Megjithëse eksportet drejt BE-së ende përbëjnë shumicën me 77% të eksporteve të përgjithshme në Shqipëri, gjatë vitit 2019 pati një rënie prej 3.4%. Në mënyrë të ngjashme, importet nga BE-ja përbënin 58% të mallrave të importuara në vend, duke pësuar një 2.9% ulje nga viti 2018.

Eksportet drejt vendeve pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) u rritën me 1.1%, duke përbërë 17% të eksporteve të përgjithshme, ndërsa importet nga këto vende ranë me 1.3%, duke çuar në 7% totalin e importeve.

Numri i kompanive të importit dhe eksportit u rrit me 5% gjatë vitit 2019, ndër të cilat rreth 47% të tyre ishin ndërmarrje të vogla. Megjithatë, 61% e totalit të eksporteve janë bërë nga 50 kompani të mëdha, dhe 56% e importeve janë bërë nga 100 kompani shumë të mëdha.

Kategoritë më të eksportuara të produkteve ishin “produkte të përpunimit të lëkurës” dhe të “veshjeve” (24%), si dhe “produkte e metaleve bazë” (13%). Kategoritë më të importuara të produkteve përfshinin “produkte ushqimore” (11%) dhe “Koks dhe nënprodukte të naftës të rafinuara” (9%).

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme