Raportuesja e Kosovës në PE e quan ‘tragjike’ rrëzimin e qeverisë Kurti

Nga Exit News
Raportuesja e Kosovës në PE e quan ‘tragjike’ rrëzimin e qeverisë Kurti

Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, kritikoi ashpër klasën politike kosovavare për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe akuzoi diplomatët amerikane për ‘zbatimin e një plani të rrezikshëm në Kosovë.’

“Unë nuk e di çfarë të them. Klasë politike plotësisht e papërgjegjshme. Vendosën partinë dhe karrierën e tyre përpara të ardhmes së vendit. Më vjen keq për njerëzit e Kosovës që shpresuan për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë “, u shpreh Von Cramon, duke shtuar se ky vendim ishte “tragjik”.

Në një postim në Twitter ajo shprehu mosbesimin e saj dhe për përgënjshtrimin që Departamenti i Shtetit i bëri akuzave se diplomatët amerikanë kanë qënë pas planit për rrëzimin e qeverisë Kurti, me qëllim arritjen e një marrëveshje me Serbinë për shkëmbim territoresh.

Duke shpërndarë në Twitter deklaratën e DASH, Viola von Cramon shkruan:

“Na mbetet vetëm të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbetet besnike fjalës se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh.”

Gazeta më e rëndësishme amerikane Nju Jork Times (NYT), po ashtu ka pohuar se diplomatët amerikanë kanë diskutuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e një marrëveshje mes tyre dhe se pas rrëzimit të qeverisë së Kurtit janë diplomatët amerikanë.

Artikullin në shqip mund ta lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>