Një grupim i shoqërisë civile që kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor ka nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi kombëtar. Kjo vjen pas tentativës së parë të muajit mars dhe kërkesës drejtuar Komisionit të reformës zgjedhore.
Në një deklaratë publike, ky grupim vlerëson nxitjen e Ambasadës së SHBA-së për për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Kush nuk e dëgjon këtë apel të ardhur nga partneri ynë kryesor dhe injoron kërkesën tonë qytetare, tregon se i ka ikur koha dhe ska më të drejtë për të kërkuar votën tonë për të qeverisur.” – shkruan deklarata.
Pjestarë të këtij grupi nismëtar janë edhe figura të njohura në vend si ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kristaq Kume apo kreu i bordit të Vetvendosjes në Shqipëri, Enis Sulstarova.
Pjestarë të grupit nismëtar:
- Kristaq Kume
- Brizida Gjikondi
- Lavdosh Ferruni
- Silvana Bello
- Andi Tepelena
- Elvis Hoxha
- Kreshnik Merxhani
- Enis Sulstarova
- Kleida Abas
- Evrikli Kolovani
- Kiara Muka
- Liridona Hoxha