Presidenti organizoi sot shortin për zgjedhjen e anëtarëve të parë të KED-së. Anëtarët e përzgjedhur janë: 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, Rovena Gashi; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, Mirela Fana; 1 anëtar nga Gjykata Administrative, Kastriot Selita; 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit, Brikena Ukperaj, Lubonja dhe Ervin Metalla; dhe 2 anëtarë nga prokuroria e Apelit, Gentian Trenova dhe Fatjona Mencaj.
Ata do të ushtrojnë detyrën e tyre deri më 31 dhjetor 2017 dhe mund të shërbejnë për më shumë se një mandat, nëse ju bie shorti më shumë se një herë.
KED, institucion i ri i formuar nga ndryshimet kushtetuese, bën verifikimin, vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për lnspektor të Lartë të Drejtësisë
KED përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës.