Regjimi i ri i lëvizjeve — Çfarë lejohet dhe kur duke nisur nga 11 maj

Nga Exit News
Regjimi i ri i lëvizjeve — Çfarë lejohet dhe kur duke nisur nga 11 maj

Nga e hëna, 11 maj, i gjithë vendi përveç bashkive Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, do të jetë zonë e gjelbër.

Në zonat e gjelbra do të lejohet qarkullimi me automjete private pa nevojë për autorizim, deri në orën 21:00. Ndërsa në zonat e kuqe lejohet qarkullimi me autorizim deri në orën 17:30.

Qytetarët mund të lëvizin në këmbë, po ashtu, pa nevojë për tu pajisur me leje, në zonat e gjelbra Ata këshillohen të pajisen me masa mbrojtëse dhe të ruajnë distancat.

Në zonat e gjelbra ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe bizneset që janë ende të mbyllura.

Më 11 maj, në të gjithë vendit do të hapen parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendrat tregtare, si dhe do të lejohet lëvizja me makina private pa autorizim brenda qytetit.

Të riatdhesuarit do të vetë karantinohen në banesë.

Nga 20 prilli, kur nisi hapja graduale e vendit e deri më tani lejohet qarkullimi i makinave me autorizim brenda qytetit, ecja e këmbësorëve me leje, për 2 orë brenda orës 17:30. Janë hapur të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë, si dhe lejohet shërbimi i dërgesave i restoranteve dhe bareve. Lejohet shërbimi taksi brenda qytetit si dhe ndërqytetas me 2 persona të së njëjtës familje.

Në vend ka 868 të infektuar, prej tyre 650 janë shëruar, 31 kanë vdekur, dhe 198 të infektuar aktivë. Prej 10 ditësh në vend nuk ka asnjë të vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>