Rekord i ri viktimash ditore nga COVID-19 në SHBA

Nga Exit News
Rekord i ri viktimash ditore nga COVID-19 në SHBA

Shifra shqetësuese të COVID-19 raportohen nga SHBA ku është shënuar një rekord i ri viktimash.

Sipas të dhënave të  Universitetit Johns Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3,865 viktima të shkaktuara nga koronavirusi dhe 253,145 raste të reja.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve në SHBA shkon në 21,299,340 dhe vdekjet në 361,123.

SHBA mbeten vendi që është prekur më rëndë nga pandemia ndërsa pritet që vaksina të lehtësojë gjendjen. Deri tani mbi 5 milionë njerëz janë vaksinuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>