
Të martën, numri i personave të shtruar në spitale nga kovidi arriti në 61 mijë, dhe rastet ditore kaluan 139 mijë për herë të parë që pas fillimit të pandemisë.
Numri i personave të shtruar në spitale u dyfishua që pas muajit shtator, dhe tashmë ka kaluar edhe shifrat e prillit, me 59 mijë të shtruar.
SHBA-të kanë kaluar 10 milionë të infektuar, me një mesatare prej 110 mijë rastesh të reja ditore. Ndërkohë shtimi i numrit të pacientëve po kufizon burimet e spitaleve, stafin mjekësor dhe shtretërit.