
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni firmosi sot diplomat e 315 studentëve të Fakultetit Ekonomik.
Çështja e mungesës së diplomave u ngrit nga një grup studentësh, të mbështetur nga “Qëndresa Qytetare”.
Ata i kanë kërkuar ministrisë së Arsimit të kontrollojë nëse veprimet e Universitetit të Tiranës janë ligjore, sa i përket mos pajisjes me diplomat e Masterit të 315 studentëve, për vitin akademik 2017 – 2018.
Studentët gjithashtu kërkojnë pajisjen sa më shpejt me diplomat e studimeve të cilat i kanë përfunduar prej më shumë se një viti.
Kërkesat i kanë shpjeguar në një letër zyrtare drejtuar ministres Besa Shahini, rektorit Mynyr Koni dhe dekanit Dhori Kule.