
Forcat RENEA kanë kontrolluar, të premten, banesat e shtatë personave me të shkuar kriminale në Nikël të Fusha-Krujës, mes të cilëve vëllezërit Bami dhe familjarë të tyre.
Banesat e kontrolluara janë të:
- Vëllezërve Bami, Durim dhe Valter Bami – të përfshirë në tentativën për atentat ndaj deputetit Tom Doshi;
- Ervin Kodra, kushuri i vëllezërve Bami – ndaj tij është bërë një atentat me armë;
- Ylli Çangu – kunati i vëllezërve Bami – i akuzuar për krijimin e një grupi kriminal;
- Bedri Haka – i akuzuar për vrasje në vitin 2014;
- Marklen Haka – ndaj tij është bërë një atentat në vitin 2019;
- Gentjan Koçi – mik me Ervin Kodrën, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të policisë.
Sipas njoftimit të policisë, shkaku për kontrollin e shtëpive është gjetja e provave për ngjarje ku janë të përfshirë personat e përmendur më lart.
Nga kontrollet, policia ka sekuestruar disa telefona celularë.