Rikthehet kufizimi i lëvizjeve në Kosovë, paralajmërohet vaksinimi i detyruar

Nga Exit News
Rikthehet kufizimi i lëvizjeve në Kosovë, paralajmërohet vaksinimi i detyruar

Për shkak të rëndimit të situatës epidemiologjike në Kosovë, qeveria ka prezantuar një paketë të re masash kufizuese.

Pas shtyrjes së vitit shkollor nga 1 shtatori më 13 shtator, prej së dielës rikthehet kufizimi i lëvizjes në orarin 22.00 të mbrëmjes deri në orën 5.00 të mengjesit.

Po ashtu, personat që do të udhëtojnë drejt Kosovës duhet të paraqesin një provë të vaksinimit e në mungesë, një test negativ ose test PCR/antigjen. Në të kundërt, udhëtarëve do t’iu kërkohet të izolohen për 7 ditë.

E njëjta masë do të zbatohet pas 13 shtatorit edhe për punonjësit e sektorit publik, të cilët në mungesë të vaksinimit ose testeve nuk do të lejohen në punë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia la të kuptohej se jo larg në Kosovë vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm.

“Kjo masë gradualisht do të përfshijë edhe sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale,” citohet të ketë thënë Vitia në një raportim të Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, sektorit të hoteleri-turizmit iu kërkua të punojë me staf të reduktuar, për përmbushjen e funksioneve jetike e jo më shumë.

Baret dhe restorantet do të qëndrojnë hapur deri në orën 21.30, vetëm në ambientet e jashtme.

Vitia nuk e fshehu se situata në vend ishte e rëndë, me mbi 25 mijë raste aktive, 1800 raste të reja ditore infektimi dhe 18 viktima në 24 orët e fundit.

Megjithatë, ai u shpreh optimist se vendi do të mund të vaksinonte 60% të popullsisë deri në fund të vitit, një plan ambicioz ky duke qënë se Kosova deri tani ka vaksinuar rreth 12 % të popullsisë.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>