Rikthimi i fëmijëve në shkolla, i nevojshëm pavarësisht pandemisë

Nga Exit News
Rikthimi i fëmijëve në shkolla, i nevojshëm pavarësisht pandemisë

Fëmijët ka më shumë gjasa të dëmtohen nga mosrikthimi në shkolla në muajt në vazhdim, se sa nga infektimi me Covid-19.

Kështu ka deklaruar profesori Chris Whitty, këshilltar mjekësor në Britaninë e Madhe.

Sipas ti, shancet që fëmijët të humbasin jetën pas infektimit me Covid janë shumë të ulëta, ndërsa mësimet e humbura ‘dëmtojnë fëmijët në afatgjatë’.

Për më tepër, profesori angelez deklaroi se duket se “ka shumë më pak transmetim nga fëmijët te të rriturit se sa nga të rriturit mes tyre”.

Ai tha që rihapja e shkollave do të shtojë kontaktet mes njerëzve në mënyra të tjera – për shembull prindërit që takohen në portat e shkollës, ose përzierja me të tjerët si rezultat i mundësi për t’u rikthyer në punë meqë fëmijët janë në shkolla.

“Hapja e shkollave me siguri do të çojë në një rritje të transmetimit të virusit, por shumë prej tyre janë indirekte,” tha ai.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur shumë shtete në botë po marrin vendimin nëse nxënësit duhet t’i rikthehen mësimit në shkolla apo duhet të vazhdojnë mësimin online për të evituar rrezikun e infektimit me Covid-19.

Qeveria shqiptare ka vendosur hapjen e shkollave në shtator dhe zhvillimin e mësimit sipas protokolleve të vendosura nga ministria e Shëndetësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>