
Këtë javë do të çelen fondet e dëmshpërblimit për qytetarët e Shijakut që i kanë shtëpitë të riparueshme.
“Fondi për bashkinë Durrës do të hapet në korrik dhe gusht. 24 milion dollarë do të shpërndahen për bashkinë Durrës.” – tha ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.
Për pastrimin e zonës qeveria ka angazhuar edhe ushtrinë për të vijuar me procesin e rindërtimit sa më parë.