Rinisin lundrimet nga Shqipëria

Nga Exit News
Rinisin lundrimet nga Shqipëria

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se nga e hëna e 22 qershorit do të rifillojë puna e linjave të transportit detar për pasagjerët.

Njëkohësisht Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar se nga kjo datë mund të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali, si dhe shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian që duan të udhëtojnë drejt porteve italiane.

Portet do të hapen plotësisht për të gjithë shtetasit shqiptarë në datën 1 Korrik.

Përgjegjësia për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Shqipërisë do të jetë e shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, njofton Ministria.

Ato do duhet të informojnë pasagjerët për kufizimet e mundshme dhe rregullat në fuqi në portet e Shqipërisë dhe destinacioneve të kërkuara.

Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e protokollit të sigurisë për transportin detar, e miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>