
Këngëtarja e famshme kosovare Rita Ora uroi presidenten e re të Kosovësë Vjosa Osmani. Ora në një postim në Instagram publikoi foton e Vjosa Osmanit duke u betuar me shkrimin “Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës”.
Osmani u zgjodh të dielën në darkë nga Kuvendi i ri i Kosovës. Albin Kurti arriti të mbledhë 82 votat e nevojshme me ndihmën e partisë Lista Serbe.
3 deputetë të LDK-së nuk votuan për kandidaturën e Osmanit. Ndërsa PDK e quajti Osmanin, një person i vendosur nga Kurti për të kontrolluar institucionet e pavarura.