Rreth 900 shtëpi të pabanueshme pas tërmetit në Greqi

Rreth 900 shtëpi të pabanueshme pas tërmetit në Greqi

Rreth 900 shtëpi janë konsideruar të pabanueshme pas tërmetit që goditi javën e kaluar pjesën qendrore të Greqisë.

Dy tërmete me magnitudë 6,2 dhe 5,9 të mërkurën dhe të enjten respektivisht, shkaktuan dëme të mëdha në fshtrat e Larissas, Elassonas, Tyrnavos dhe Farkadonas.

Rreth 898 shtëpi janë vendosur që të prishen, nga inspektimi i bërë në 1 800 ndërtesa. Kjo, përveç spitaleve, shkollave dhe kishave, sipas agjencisë greke të lajmeve AMNA.

Zona, kryesisht bujqësore, numëron shumë ndërtesa prej guri mbi 70 vjeçare dhe autoritetet kanë dërguar rulota dhe çadra për të ndihmuar njerëzit që kanë mbetur të pastrehë në motin me shi dhe temperaturat e ulëta.

Guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos, siguroi se në fshatrat Damassi dhe Messohori, po punohej që banesat e improvizuara për të pastrehët të furnizoheshin me ushqim, ujë dhe energji.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>