Rriten numrat e të infektuarve tek të rinjtë

Nga Exit News
Rriten numrat e të infektuarve tek të rinjtë

Zyrtarët e shëndetit publik i kërkojnë të rinjve të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin social për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Guvernatorët e Texasit dhe Floridës kanë vendosur kufizime të reja për lokalet dhe kanë ndaluar konsumimin e alkoolit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke u mbështetur në shifrat e rritura të infeksionit tek të rinjtë. Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe anëtarë të tjerë të administratës së Trump, I kërkuan të rinjve të marrin më seriozisht virusin.

Robert R. Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollin e Shëndetit dhe Parandalim, tha se të rinjtë janë asimptomatik ose kanë simptoma të lehta por mund ta përhapin virusin tek të moshuarit ose personat me imunitet të dobët.

Por virusi mund të jetë vrastar edhe tek të rinjtë, shprehen mjekët. Pacientët e rinj me koronavirus janë një përqindje e madhe e të sëmurëve në spital me koronavirus. Personat në moshën nga 18 deri në 49 vjeç janë një grup në rritje me rreth 27 përqind të të shtruarve në spital, duke u rritur në 35 përqind këtë javë.

Zyrtarët e Ohios dhe Arizonës thanë se rastet e koronavirusit tek të rinjtë po rriten shumë dhe shumë shtete të kuqe të cilat e përballuan mirë valën e parë po rrezikojnë të mbyllen për shkak ët rirjtes së numrave të ët infektuarve tek të rinjët.

Madje shumë nga të rinjtë e sëmurë po përfundojnë në reanimacion, dhe organet e tyre do të ndryshojnë përjetësisht dhe nuk do të bëjnë më dot një jetë normale.

Ndaj, Qeveria e SHBA-ve i bënë thirrje të rinjve të shmangin grumbullimet, të mbajnë maske dhe të respektojnë distancimin social.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>