Që nga muaji shkurt, qytetarët e Bashkisë Tiranë do të paguajnë më shumë për biletën e urbanit. Rritja e çmimit nga 30 lekë në 40 lekë u miratua në Këshillin Bashkiak gjatë seancës së djeshme.
Ky vendim u mor vetem me votat e maxhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.
Rritja e çmimit të biletës erdhi pas kërkesave të shumta të Shoqatës së Transportit Urban, megjithëse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kishte deklaruar, ditë më parë, se nuk do të kishte rritje të biletës.