Rritet në 23 numri i të infektuarve — 8 vetëm në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Rritet në 23 numri i të infektuarve — 8 vetëm në 24 orët e fundit

8 raste të reja me koronavirus janë zbuluar sot në Shqipëri, duke e çuar në 23 numrin total të të infektuarve.

Tre prej rasteve janë në Tiranë, dy në Durrës, dy në Elbasan dhe një në Rrogozhinë.

Të gjithë të prekurit kanë pasur histori udhëtimi me Italinë ose kontakt me personat e sëmurë më parë.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është:

  • Tiranë – 16 raste;
  • Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë);
  • Lushnje – 1 rast;
  • Elbasan – 2 raste;
  • Rrogozhinë – 1 rast.

Vetëm 5 prej këtyre personave, nga Tirana dhe Rrogozhina, ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv.

Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.

Dy rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin dhe të moshuarën që humbi jetën dje, por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermierët e Durrësit, 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë, por ministrja Manastirliu tha se do të vijohet me gjurmimin e rasteve.

Numri i personave në vetëkarantimim është 134, njoftoi ministrja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19, dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara.

Lajmi në përditësim

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>